Site icon Telegrafi

Vjen reagimi i autoriteteve pasi policët austriakë morën dhurata nga rusët

Oficerëve të policisë austriake që ofruan sigurinë rreth ambasadës ruse në ditën e zgjedhjeve presidenciale të atij vendi iu dhanë dhurata të vogla ndërsa largoheshin, tha policia e Vjenës të martën.

Dhe siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, policia iu tha atyre që të refuzonin dhurata të tilla në të ardhmen.

Marrja e dhuratave nga rusët – qese letre që përmbajnë artikuj me vlerë të ulët si kalendarë dhe kuti me çokollata – nuk përbënte sjellje të pahijshme sipas ligjit të shërbimit për nëpunësit civilë austriakë, ka thënë departamenti i policisë së Vjenës.

Por kjo “lë një përshtypje të padëshiruar…”, shtoi departamenti.

Kjo, tha ai, iu vu në dukje oficerëve dhe ata u udhëzuan që në të ardhmen “të refuzojnë në mënyrë miqësore”.

Ndryshe, disa ditë më parë, qeveria austriake kishte njoftuar se po urdhëronte dy diplomatë nga ambasada ruse në Vjenë të largoheshin nga vendi dhe një zyrtar tha se dëbimet kishin të bënin me aktivitete spiunazhi.

Policia e Vjenës u vendos për të mbrojtur ambasadën më 17 mars. Departamenti i policisë tha se oficerët ishin në kontakt me punonjësit e ambasadës dhe herë pas here hynin në ndërtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version