Kosova po zhvillon një ndeshje shumë të mirë ndaj Burkina Fasos, ku është duke udhëhequr me rezultat të thellë 4-0.
Pjesën e parë u mbyll në të mirë të Kosovës ku djelmoshat tanë ishin të saktë para porte duke shënuar dy herë.
Fidan Aliti hapi ndeshjen, ndërsa në mesin e pjesës së parë shënoi edhe Astrit Selmani.
Me të filluar pjesa e dytë, Kosova arriti të gjejë edhe golin e tretë me Mërgim Vojvodën për 3-0.
Samir Ujkani arriti të pres një penallti në minutën e 65-të, duke mos lejuar ndryshimin e rezultatit.
Pas disa minutash një kundërsulm i shpejtë i Kosovës, ku Ibrahim Dresevic asistoi te Milot Rashica i cili me një goditje të bukur shënoi për 4-0.
/Telegrafi/