Telegrafi

Vjen Nook 8-gigabajtësh?

Nook i ri do të duhej të kishte më pak memorie (8 GB), e në shitje (në SHBA) do të duhej të paraqitet qysh nga e mërkura. Deri tani ishte në dispozicion vetëm versioni me 16 GB të memories, çmimi i së cilit në SHBA ishte 249 dollarë, por në uljet e ndryshme mund të blihej edhe për 199 dollarë.

Për momentin nuk ka informata shtesë për ndryshimet tjera të mundshme në versionin e ri të Nook, e as për çmimin me cilin do të shitet. /Telegrafi/