Site icon Telegrafi

Vjen një version i ri i këngës “Cigarxhiu i vogël” i Adelina Ismailit: Sa keq që kemi ende fëmijë që shesin cigare

Adelina Ismaili konsiderohet si një ndër këngëtaret më të mira shqiptare.

Atë shpeshherë e kemi para teksa përmes këngëve shpreh indinjatën rreth situatës politike dhe sociale në Kosovë.

Kohë më parë solli këngën “Fol Niherë”, e cila proteston kundër çdo padrejtësi, gënjeshtër e inkriminim politik, me dëshirën e madhe për triumf dhe liri.

Së fundi, bukuroshja jonë duke qenë edhe vetë nën e një fëmije, është prekur me faktin që ende ka vogëlush që shesin cigare për të siguruar bukën e gojës.

Në fakt, ajo ka shpërndarë një rixhirim të këngës “Cigarxhiu i vogël”, që e ka bërë Sir-A ndërsa e ka uruar artistët e rinj duke u dhënë përkrahje të plotë.

“Një remake fantastik i këngës time #CigarxhiuImIVogel. Sa fatkeq jemi që ende kemi fëmijë cigarexhinj… Artistë të rinj që meritojnë përkrahjën e plotë për punën e tyre, më bëni të ndjehem e përmbushur duke u inspiruar nga unë. Suksese!”, ka shkruar ndër të tjerash Ismaili në llogarinë personale në Facebook.

Kujtojmë se vitin 2000 e kishte publikuar këngën “Cigarxhiu im i vogël”, një këngë emocionale me tekst të ndjeshëm, e cila flet për të vërtetën e hidhur – atë të duhanshitësve të vegjël, të cilët mbushin sofrën me atë çfarë arrin të shesin.

E kam shkruar para luftës. Autore e tekstit jam unë, kurse muzika dhe orkestrimi nga mjeshtri Nexhat Mujovi – Wirusi. Kosova është burim i ideve të trishta. Nga një ide kështu besoj lind çdo ditë. Ka ardhur spontanisht, nga ajo që shihja rrugëve të Prishtinës. Është pëlqyer dhe përjetuar shumë kjo këngë nga publiku. Përjetohet ende meqenëse ende ekzistojnë në Kosovë gjëra të ngjashme, ka pohuar ditë më parë Adelina Ismaili për Telegrafin.

Ndryshe, Adelina është pjesë e hit serialit të njohur shqiptar “O Sa Mirë”, ku luan rolin e drejtoreshës së kolegjit. /Telegrafi/

Exit mobile version