Telegrafi

Vjen me një dedikim emocional për nënën, Gold AG: Vetëm emri yt nuk më tradhtoi kurrë

Gold AG/Foto: Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është mjaft i pëlqyer nga publiku dhe këtë vit solli projekte të shumta.

Krahas karrierës muzikore, i njëjti është mjaft i afërt me familjen e tij, teksa pikë të dobët ka nënën, nga e cila edhe është rritur.

Së fundmi, në llogarinë personale, Instagram, Arian Agushi ka ndarë një fotografi përkrah nënës, ku i bën një dedikim mjaft emocional.

 

“Tash e dikur, me këmbë e me duar, kaluam së bashku çdo shkëmb e çdo gurë, prej kur isha i vogël e sot që u bëra burrë, vetëm emri yt NANË nuk më tradhtoi kurrë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gold Ag

Gold AG para një muaji lansoi projektin e fundit muzikor të titulluar “Tetova e Dardana”, i cili u mirëprit nga publiku.

33-vjeçari po ashtu mbaji koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore dhe njëkohësisht ishte i ftuar për befasi në disa dasma shqiptare. /Telegrafi/