Telegrafi

Vjen në Tiranë përfaqësuesi i kryesisë së radhës së OSBE-së

Ignatavicius do të zhvillojë bisedime me qeverinë dhe opozitën për ngjarjet e 21 janarit gjatë një vizite tre-ditore, gjatë së cilës do të takohet me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama.

Ai do të takohet gjithashtu me zyrtarët të BE-së dhe SHBA-së e. Në të gjitha takimet pritet të diskutohet ulja e tensioneve dhe mbështetja e dialogut për t`i dhënë fund krizës politike në vend. /Telegrafi/