Site icon Telegrafi

Vjen në shqip “Dhoma e dritshme” e Bartit

Botuar dy muaj para vdekjes së tij në vitin 1980, “Dhoma e dritshme” (Kamera Lucida) është libri i parë dhe i vetëm i Bartit (Roland Barthes) kushtuar fotografisë. Para se të arrijë te ky libër atij i është dashur të farkëtojë vëmendjen e vet mbi artin e fotografisë me anë të disa eseve si: “Mesazhi fotografik”, “Retorika e imazhit” (1964) dhe “Kuptimi i tretë” (1971).

Shkruar pas vdekjes së nënës së tij, Kamera Lucida, po aq sa është një reflektim për vdekjen, gjithaq është edhe për fotografinë.

“Dhoma e dritshme”, së bashku me “Mbi fotografinë” e Susan Sontagut, është një nga librat më të rëndësishëm akademikë dhe themeltar të kritikës dhe teorisë së fotografisë.

Përkthyer në shqip me një mjeshtëri të rrallë prej Zef Pacit, i cili kapërcen me sukses të plotë një grumbull vështirësishë të karakterit semiologjik, libri vjen si një dhuratë e shtrenjtë për të gjithë ata që prej kohësh të përdëllyer mbaj zanatit të “ri e demokratik” të fotografisë kanë dashur edhe ta këndojnë e ta bëjnë të lexueshme për të tjerët.

Libri u mbështet nga Muzeu Marubi dhe Art House. /Telegrafi/

Exit mobile version