Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, ka pritur sot në aeroport komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Enrico Barduani.
Ambasada italiane përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se ambasadori De Riu e ka pritur ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR-it, i cili zyrtarisht merr drejtimin e forcës paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë më 11 tetor.
“Kjo shënon herën e 14-të të udhëheqjes së misionit të NATO-s nga Italia, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
🇮🇹 Amb. De Riu today warmly welcomed the new @NATO_KFOR Commander, MG Enrico Barduani, who officially takes the lead on October 11th. This marks 🇮🇹 14th time leading NATO’s mission, reaffirming our unwavering dedication to 🇽🇰security💪 pic.twitter.com/gonoNH8Am1
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) October 4, 2024
Edhe KFOR-i përmes një komunikate ka thënë se gjeneral-major Barduani do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it. Ai do të pasojë Majorin Gjeneral Özkan Ulutas (nga Turqia).
Gjeneralmajor Barduani do të jetë gjenerali i 14-të italian që komandon misionin e KFOR-it. Ai ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si brenda dhe jashtë vendit të tij. Posti i tij i fundit ishte në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes së Italisë, ku shërbeu si shef për politikën e mbrojtjes. /Telegrafi/