Fadil Rama nuk do të jetë më trajner i Drenicës, pasi ka ofruar dorëheqjen gjë që është pranuar nga kryesia e klubit.
Lajmin e ka konfirmuar Drenica në faqen zyrtare të klubit, duke dhënë edhe detajet të largimit të trajnerit dhe kjo vjen pas humbjes së sotme nga kampioni aktual Drita me rezultat 4-1.
“Kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës, Fadil Rama ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e të parit në stolin e KF Drenicës, pas humbjes 4:1 kundër FC Drita”.
“Dorëheqja e trajnerit ka ardhur si rrjedhojë e rezultateve jo të mira, thuhet në dorëheqjen e Ramës. Ky i fundit ka falënderuar kryesinë për besimin dhe përkrahjen gjatë gjithë kësaj kohe”.
“Gjithashtu edhe klubi falënderon trajnerin Rama për punën dhe angazhimin e deri tanishëm. Klubi do t’ju njoftoj më kohë në lidhje me zhvillimet për emërimin e trajnerit të ri”, thuhet në njoftim.
Drenica mban vendin e shtatë me tetë pikë nga tetë ndeshje. /Telegrafi/