Telegrafi

Vjen largimi i parë nga Interi

Mesfushori i Interit, Felipe Melo, pritet të largohet drejt Palmeiras.

Ish mesfushori i Juventusit, Fiorentinës dhe Galatasarayt pritet të larohet pasi nuk po gjen hapësira as te Stefano Pioli sikurse që nuk gjeti te Frank de Boer.

Sipas Lancenet, Melo pritet të nënshkruajë Palmeiras dhe marrëveshja do të bëhet zyrtare javën e ardhshme.

Janë duke u kryer punët e fundit rreth pagës së lojtarit.

Inter ka paralajmëruar disa ndryshme gjatë afatit kalimtar dimëror. /Telegrafi/