Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) planifikon të lëshojë një autorizim përdorimi emergjent për vaksinën e COVID-19 të zhvilluar nga gjiganti farmaceutik amerikan dhe partnerët e tyre gjermanë BioNTech, tha të premten sekretari i shëndetit dhe shërbimeve njerëzore Alex Azar.
Dhe sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, Azar i tha “Good Morning America” se vaksinimet mund të fillojnë shumë shpejt, ndoshta të hënën ose të martën e javës tjetër.
Në një deklaratë të publikuar të premten në lidhje me zhvillimin, komisioneri i FDA, Stephen Hahn tha: “Pas rezultateve të djeshme të komitetit këshillues pozitiv në lidhje me vaksinën Pfizer-BioNTech COVID-19, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së ka informuar sponsorin se do të punojë me shpejtësi drejt finalizimit dhe lëshimit të autorizimit të përdorimit emergjent”.
NEW: HHS Azar says FDA will proceed with emergency use authorization for Pfizer-BioNTech COVID-19 coronavirus vaccine and vaccinations could come as soon as Monday or Tuesday of next week. https://t.co/v1dsjMAvCK pic.twitter.com/48CGRJRTVs
— Good Morning America (@GMA) December 11, 2020
“Agjencia gjithashtu ka njoftuar Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Operacionin Warp Speed, në mënyrë që ata të mund të ekzekutojnë planet e tyre për shpërndarjen në kohë të vaksinave”, ka thënë tutje Hahn.
Ndryshe, një grup këshillimor i qeverisë amerikane rekomandoi të enjten miratimin për përdorimin urgjent të vaksinës për coronavirusin të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech. /Telegrafi/