Site icon Telegrafi

Vjen “KMN Member”, projekti më i ri nga Azet

Hip hop ylli shqiptar, Azet, ka publikuar projektin e ri në bashkëpunim me antarët e tjerë të grupit KMN.

Azet që njihet ndryshe si lideri i grupit KMN, grupit të hip hopit që ka pushtuar hip hopin gjerman në vitet e fundit, paralajmëroi kohë më parë projektin e ri.

“KMN Member” është kënga që tash është publikuar në YouTube nga vet grupi i njohur me reperin shqiptar i cili përshëndet të gjithë shqiptarët në këtë videoklip dhe vendlindjen e tij, Podujevën.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa, do të mbajë një turne së shpejti në trojet shqptare.

Ai do të performojë në pothuajse gjithë Kosovën dhe konsiderohet si artisti më i shtrenjtë që ka performuar kohëve të fundit.

Azet me albumin “Fast Life” theu të gjitha rekordet e top listës zyrtare gjermane, duke qenë numri 1 në hip hopin gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version