Një nga deejayt më të mirë botëror, Mahmut Orhan, ka publikuar videoklipin e tij më të ri.
“6 Days” titullohet projekti i ri i artistit turk të muzikës elektronike, që është një remiks nga Colonel Bagshot dhe kënga e famshme e tyre.
Ky projekt pati sukses të hatashëm kur u lansua vetëm në versionin audio, ndërsa tash ka edhe videoklipin e lansuar.
E veçanta e klipit është se u xhirua në Turqi në vendin nga vjen ky artist, ndërsa nuk ishte përzgjedhur një resort turistik apo ambient ultra modern që nuk përkon me realitetin.
Në fakt, Mahmut Orhan ka vendosur të vë në pah vuajtjet dhe vështirësitë e popullit musliman në provincën Mardin në kufi me Sirinë.
Në një konstelacion fantastik artistik, Orhan sjellë emocionin nga realiteti që reflekton ky qytet i vogël, por me një histori të madhe dhe arkitekturë madhështore.
Në regji të Hasan Kuyucu, Orhan kështu ka historia është më shumë se një vend i bukur, është vend me shumë histori. /Telegrafi/