Site icon Telegrafi

Vjen humbja e parë për Trepçën, Bashkimi regjistron fitore

(Foto: basketbolli.com)

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 87-83 (24:17, 24:21, 14:23, 25:22), në kuadër të javës së pestë të Art Motion të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 9:2, e më rritin epërsinë në 24:12, ndërsa çereku i parë përfundon 24:17.

Periudha e dytë ishte më e barabartë se e para, që gjithsesi u kontrollua nga portokallezinjtë që kishin 10 e 12 pikë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 48-38.

Megjithatë, mitrovicasit nuk dorëzohen dhe dalëngadalë shkrijnë epërsinë e prizrenasve, në 50:49, por Bashkimi sërish shkëputet në 62:54, ndërsa ‘Xehetarët’ rikthehen sërish në 62:61, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Kjo bëri që në çerekun e fundit të zhvillohet lojë interesante, megjithatë, dy minuta nga fundi, Bashkimi arriti epërsi prej nëntë pikësh, dhe e menaxhoi mirë deri në fund, ku fitoi me rezultat 87-83.

Julien Lewis u dallua te Bashkimi me 22 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa Drilon Hajrizi me 14 pikë e 5 kërcime dhe Taurus Ramon Cockfield Jr me 19 pikë e 5 kërcime u dalluan te Trepça.

Bashkimi ka tri fitore dhe dy humbje, kurse Trepça katër fitore dhe një humbje.

Exit mobile version