Nga New Jersey vjen teknologjia e quajtur Fusar Guardian, një helmet e mençur e dizajnuar për të rritur sigurinë dhe informimin e ngasësve të motoçikletave. Prodhuesit shpresojnë që ky sistem të aplikohet nga të gjithë prodhuesit e helmetave.
E quajtur ndryshe si ‘Google Glass për motoristët’, Fusar Guardian është e pajisur me kamerë nga pjesa e përparme dhe nga pjesa e pasme, mikrofon dhe sistem komunikimi me ngasësin përmes zërit.
Sa i përket sistemit vizual, Fusar është e pajisur edhe me një aparat fotografik që funksionon me komandën e zërit.
Kjo helmetë e mençur mund të japë informacione mbi gjendjen e trafikut, motin, temperaturat, zonat e prekura nga shiu etj. Duke dërguar alarme audio dhe vizuale te ngasësi.
Komandat do të funksionojnë me ndihmën e sistemit të quajtur ‘voice-activated system’, që do të funksionojë përmes zërit të ngasësit.
Fusar Guardian do të pajiset edhe me kuti të zezë, e cila do të bëjë incizimin e aksidenteve dhe kështu do të lehtësojë punën e policisë.