Telegrafi

Vjen goli i parë në ndeshjen Brazil-Belgjikë, shënon Fernandinho në portën e vet

Fernandinho autogol (Getty Images)

Ndeshja çerekfinale mes Brazilit dhe Belgjikës është hapur që në fillim të ndeshjes.

Ishte minuta e 13-të  ndeshjes ku pas një harkimi nga këndi, Fernandinho në vend se ta largojë topin e dërgon në rrjetën e tij.

Portieri Alisson provoi që të largojë topin, por që nuk arriti.

Ndeshje mjaftë e hapur në mes të dy kombëtareve ku nuk po mungojnë rastet.

Brazili është vënë pas golit të barazimit, ndërsa po lë hapësira prapa. /Telegrafi/