Ndeshja çerekfinale mes Brazilit dhe Belgjikës është hapur që në fillim të ndeshjes.
Ishte minuta e 13-të ndeshjes ku pas një harkimi nga këndi, Fernandinho në vend se ta largojë topin e dërgon në rrjetën e tij.
Portieri Alisson provoi që të largojë topin, por që nuk arriti.
Ndeshje mjaftë e hapur në mes të dy kombëtareve ku nuk po mungojnë rastet.
Brazili është vënë pas golit të barazimit, ndërsa po lë hapësira prapa. /Telegrafi/
https://twitter.com/WorIdCupUpdates/status/1015298874163032067