Telegrafi

Vjen goli i parë kinez nga lojtarët e blerë 78 milionë euro (Video)

Alex Teixeira i cili kaloi nga Shakhtar Doneks te Jiangsu Suning , ka arritur të shënojë gol pas asistimit të Ramires i cili po ashtu erdhi te kjo skuadër, por nga Chelsea.

Edhe pse ishte kërkuar me ngulm nga Liverpooli në janar, Alex Teixeira, kaloi nga Shakhtar Donetsk në Kinë, pasi as ai e as klubi nuk mund të rezistonin nga milionat e ofruara.

Në martën në Ligën e Kampionëve aziatik, skuadra e Jiangsu Suning u përballë me koreanët e Jeonbuk FC.

Ish mesfushori i Chelseat, Ramires që i kushtoi këtij klubi 28 milionë euro, asistoi për Teixeira që kushtoi 50 milionë për të shënuar edhe golin e parë për këtë skuadër. Braziliani mori topin u afrua te porta dhe shënoi një gol të bukur.

Ndeshja u mbyll me fitoren e Jiangsu me rezultat 3-2, ndërsa Ramirez u ndëshkua me kartonë të kuq./Telegrafi/