Basketbollistet kosovare kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian U-18 që është duke u mbajtur në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kosovaret fituan me rezultat të thellë kundër Gjibraltarit. Rezultati përfundimtar këtij takimi ishte 31-79, transmeton Koha.net
Basketbollistja më e mirë kosovare në këtë takim ishte Adea Kastrati, e cila shënoi 22 pikë, pati 5 kërcime dhe 2 asistime. Kurse u ndihmua edhe nga Muhadri e Daku që shënuan 16, respektivisht 13 pikë.