Është transmetuar në platformën Gjirafa episodi i tetë i seralit komik “Egjeli”.
Një sërë situatash komike janë risjell edhe në episodin e ri nga grupi i humoristëve Stupcat.
Në episodin e tetë të këtij seriali do të mund të ndiqni ‘Gjylën’, e cila punësohet, ndërkohë që ‘Sheqa’ mbetet i vetëm në shtëpi.
Duke njohur rolin dinamik të ‘Sheqës’, ai detyrohet të përgatisë vetë bukën në shtëpi në mungesë të ‘Gjylës’, dhe mund të merret me mend nervozizmi i tij.
Më interesante në këtë episod është fakti kur ‘mësuesi’ dhe ‘Liki’ fitojnë një shumë të konsiderueshme parash në kazino, dhe pas kësaj ata kthehen në fshat dhe duke e ditur se ‘Sheqa’ i urren veset e kazinove, ‘Liki’ në bashkëpunim me mësuesin’ gënjejnë ‘agjën Sheqë’ se shuma e parave të tyre vjen si rezultat i fitimit të një roli nga ‘mësuesi’ në Hollywood.
Episodin e tetë të “Egjelit” mund ta ndiqni në kanalin zyrtar në GjirafaVideo: stupcat.gjirafa.com. /Telegrafi/