Site icon Telegrafi

Vjen episodi i 15-të i emisionit “Metamorfoza”, një tjetër transformim interesant! (Video)

Emisioni “Metamorfoza” ka arritur tashmë të shndërrohet në një nga emisionet më të dashura për publikun.

Nga java në javë, ky emision sjell transformimet e personazheve të ndryshëm, të cilët të pakënaqur me dukjen e tyre kërkojnë nga emisioni që të plotësojë dëshirat e tyre për ndryshim.

Personazhi i radhës ishte Luljeta, një vajzë 25 vjeçare nga Obiliqi, e cila kishte disa probleme me fytyrën dhe lëkurën, të cilat i mënjanoi falë trajtimeve që bëri gjatë emisionit.

Suzana Mushkolaj, moderatore e emisionit “Metamorfoza”

Më pas, e kishin radhën vizitat në butik, për të bërë përzgjedhjen e veshjes me të cilën ajo do të defilonte në fazën finale.

Dhe në fund të emisionit, Luljeta ngeli e mahnitur me dukjen e saj përfundimtare, pasi kishte përjetuar një “metamorfozë” të vërtetë.

Moderatorja e emisionit, Suzana Mushkolaj, edhe këtë herë rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj elegante dhe hijeshinë skenike. /Telegrafi/

Exit mobile version