Telegrafi

Vjen edhe reagimi i Ronaldos pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, portugezi flet edhe për të ardhmen

Cristiano Ronaldo (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo shkroi një mesazh në Instagram pasi Juventusi u eliminua nga Lyoni në Ligën e Kampionëve, ndërsa foli për eliminimin dhe të ardhmen, një gjë të tillë nuk e bëri edhe për shkarkimin e trajnerit Maurizio Sarri.

Portugezi shënoi dy golat në fitoren 2-1 ndaj Lyonit mbrëmë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shkrirë humbjen e parë 1-0 dhe Juve u eliminua shkaku i golit të mysafirit në raundin e 1/8-tës.

Pas këtij rezultati të tmerrshëm, klubi pushoi nga detyra trajnerin Sarri, ndërsa tashmë ka reaguar edhe lojtarin kryesor i ekipit, Ronaldo.

Lexo po ashtu Motra e Cristiano Ronaldos mbron sulmuesin e Juventusit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

“Sezoni 2019/20 ka mbaruar për ne, shumë më vonë se zakonisht por akoma më shpejt sesa pritëm. Tani është koha për reflektim, është koha për të analizuar ulje-ngritjet sepse të menduarit kritik është mënyra e vetme për tu përmirësua”.

“Një klub i madh si Juventusi duhet të mendojë gjithmonë si më i miri në botë, të punojë si më i miri në botë, në mënyrë që të mund ta quajmë veten një nga klubet më të mira dhe më të mëdha në botë”.

“Fitimi i Serisë A edhe një herë në një vit kaq të vështirë është diçka për të cilën jemi krenarë. Personalisht, shënimi i 37 golave ​​për Juventusin dhe 11 për Kombëtaren Portugeze është diçka që më bën të shoh të ardhmen me ambicie dhe dëshirë të përtërirë të vazhdoj të bëjë më mirë dhe më mirë çdo vit. Por, tifozët kërkojnë më shumë nga ne. Ata presin më shumë nga ne. Ne duhet tua  dorëzojmë, duhet të përmbushim pritjet e mëdha”.

“Ky pushim i shkurtër mund të na lejojë të gjithëve të marrim vendime më të mira për të ardhmen dhe të kthehemi më të fortë dhe më të përkushtuar se kurrë. Shihemi së shpejti!”, shkroi Ronaldo në profilin e tij në Instagram.

Lexo po ashtu Plotësimi i dy kërkesave ose Ronaldo largohet nga Juventusi

Ashtu si disa lojtarë tjerë, përfshirë Miralem Pjanic, Leonardo Bonucci, Paulo Dybala dhe Juan Cuadrado, mesazhet në mediat sociale nuk përmendën Sarrin apo shkarkimin e tij.

Kishte disa raporte në Itali që Ronaldo kishte kërcënuar të largohej nga Juventusi nëse Sarri do të kishte mbetur në rolin e tij. /Telegrafi/