Pas Rangellovës dhe Zaturovskas, dorëheqje nga Unioni i Grave të OBRM-PDUKM ka dhënë edhe deputetja Liljana Kuzmanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacionit nga “Tv Nova”, Kuzmanovska dha dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Unionit të Grave të OBRM-PDUKM-së.
Nga OBRM-PDUKM thonë se dorëheqja e kryetares së Unionit të Gruas, Rangellova, do të konsiderohet në sesionin e nesërm të Komitetit Ekzekutiv të Partisë dhe nëse pranohet, do të hapet një proces për zgjedhjen e udhëheqjes së re të Unionit të Grave. Sipas burimeve të njëjta, kryetarja e Unionit është ajo që duhet të propozoj edhe ekipin e ri, sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetaren e Unionit.
“Ne qëndrojnë të vëmendshëm në luftën kundër pushtetit të tanishëm. Në këtë rrugë shumë njerëz do të tronditen, por të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shembjen e pushtetit të Zaevit janë të mirëpritur”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/