Site icon Telegrafi

Vjen dorëheqja e parë nga Antikorrupsioni në Maqedoni

Goran Milenkov, ish-kryetari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, ka dhënë dorëheqje nga ky Komision.

Lajmin e konfirmon Nova TV, për të cilëtn Milenkov e ka pohuar dorëheqjen, duke mos dhënë sqarime për këtë hap të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo dorëheqje vjen pa mbushur një javë nga raporti i revizorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) që thotë se në Komisionin për antikorrupsion ka raporte për harxhime të dyshimta dhe për udhëtime të buxhetit./Telegrafi/

Exit mobile version