Site icon Telegrafi

Vjen reagimi i Sami Lushtakut, pas përleshjes në PDK-në e Skenderajt

Kandidati për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka folur pas raportimeve për tensione e përleshje në nëndegën e PDK-së, në fshatin Klinë e Epërme.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka sqaruar atë që ka ndodhur gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme.

“Kuvendi zgjedhor i nëndegës së Klinës së Epërme është anuluar, për shkak të disa pakënaqësive në mesin e të pranishmëve”, ka thënë Lushtaku.

Lexo po ashtu Përleshje në procesin zgjedhor të PDK-së në Skenderaj

“Në këtë rast, Komisioni Lokal Zgjedhor ka vendosur që t’i anulojë këto zgjedhje deri në një vendim të ri”, ka bërë të ditur ai.

Lexo po ashtu Jashari flet për përleshjen në degën e PDK-së - nuk do të jem fajtori kujdestar për çdo problem që ndodhë në subjektet politike

Lushtaku ka shkruar se “sot janë mbajtur kuvendet zgjedhore në Kllodërnicë, Rakinicë dhe Krasmirofc”.

Në këto nëndegë, ka treguar ai, “janë zgjedhur kryetarët, delegatët për kuvendin e degës dhe kryesitë e nëndegëve./Telegraifi/

Exit mobile version