Telegrafi

Vjen deklarata e madhe nga Toni Kroos: Dua të pensionohem te Real Madridi

Toni Kroos i ka befasuar të gjithë me deklaratë e tij, duke konfirmuar se dëshiron të pensionohet te Real Madridi.

Mesfushori gjerman është që gjashtë vite te Los Blancos dhe kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023.

Miirëpo, Kroos ka konfirmuar se ai dëshiron të luajë edhe për disa vite të tjera në Santiago Bernabeu, më pas të pensionohet nga sporti më i ndjekur në botë.

“Dua të pensionohem te Real Madridi, jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Kroos në konferencë për media para ndeshjes me Borussia Monchegladbachun.

“E pëlqejë gjithmonë që të kthehem në Gjermani, është vendi im, gjuha ime. Por, unë me të vërtetë po e shijoj jetën në Madrid. Për gjashtë vite që kam kaluar këtu, nuk ka folur në media për këtë, por jam shumë i lumtur”, ka shtuar më tej ai.

Kroos deri më tani ka zhvilluar 283 paraqitje për klubin, derisa cilësohet si njëri ndër më të mirët në pozitën që luan.

Kujtojmë se gjermani u transferua te Real Madridi në vitin 2014 nga Bayern Munichu dhe ka arritur të ndihmojë madrilenët të fitojnë shumë trofe. /Telegrafi/