Ka ardhur edhe një bashkëpunim në skenën tonë muzikore.
Në fakt, ky është bashkëpunimi i dytë mes dy reperëve, Getoar Selimi-Geti dhe Majk pas atij me hitin “S’jena mo”.
“Ajo” titullohet projekti i ri i dyshes së lartpërmendur, të cilin e kanë sjell me videoklip, transmeton Telegrafi.
Tekstin dhe muzikën e kanë bërë vet reperët ndërsa për klipin është përkujdesur videoproduksioni Max Production.
Vlen të ceket se për “beat” e këngës është kujdes treshja fantastike – Nurteel, GranitGashi dhe Libeats.
Kujtojmë se kënga “S’jena mo” ka marr tashmë mbi 32 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/