Telegrafi

Vjen balada e Leonorës (Video)

Leonora Jakupi e ka publikuar këngën më të re që mban titullin “Të kam jetë”.

Si gjithmonë, këngëtarja vjen tejet joshëse në klipin e ri duke ruajtur imazhin që ka krijuar me vite të tëra në sytë e fansave të saj.

Kënga është një baladë që padyshim se do të pëlqehet nga dashamirët e muzikës së Leonorës.

Ana vizuale e këtij projekti është realizuar nga Max Production. /Telegrafi/