Telegrafi

Vjen anëtari i ri i familjes Xperia të Sony Ericsson

Sony Ericsson Xperia arc është një rifreskim i vërtetë i familjes së pajisjeve të kompanisë nën brendin Xperia.

Sony Ericsson Xperia arc është vetëm 8.7 milimetra i hollë, derisa dimensionet tjera janë 125 x 63 milimetra. Ka ekran 4.2-inçësh multi-touch, të cilin në kompani e kanë emëruar Reality Display, e për kualitetin e paraqitjes së pamjes meritor është Mobile BRAVIA Engine.

Kamera e integruar është me rezolucion 8.1 megapiksela, përmban sensorin optik Exmor R të kompanisë Sony, gjersa është në gjendje të incizojë video materiale me definicion të lartë HD (720 p). Të gjitha materialet e incizuara mund të paraqiten në pajisjet e jashtme si në televizor apo ekrane kompjuterësh, kur merret parasysh se pajisja ka dalje të integruar HDMI.

Xperia arcdo të paraqitet në versionin më të ri të platformës Android e cila ofron qasje në shërbimin Google Mobile Services dhe shumë aplikacione të ndryshme të cilat ofrohen në dyqanin online të Androidit. /Telegrafi/