Telegrafi

Vjehrri këshillon dhëndrin të gjej punë, tajlandezi qëllon për vdekje gruan dhe babanë e saj (Video, +16)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë qëllon për vdekje gruan dhe babanë e saj, të cilët i qëllon me revole derisa prisnin në hollin e spitalit së bashku me djalin e tyre gjashtëjavësh.

Vrasësi Chaiyaporn Thanamsri, 31-vjeç, kishte shoqëruar gruan e tij Thanayamas, 26-vjeç dhe vjehrrin Samphan, 60-vjeç, të cilët shkuan për një kontroll rutinor te mjeku, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa po prisnin në hollin e spitalit Nakhon Pathom në pjesën veriore të Tajlandës, vjehrri i kishte thënë dhëndrit që të gjej punë, duke pretenduar se vajza e tij po sillet shumë mirë me të dhe se ajo meriton më mirë.

I nervozuar me veprimin e vjehrrit, ai pa u menduar dy herë nxori revolen dhe qëlloi dy herë në kokë vjehrrin dhe në gjoks e shpinë gruan në prezencë të djalit të tyre të vogël.

Më pas vrasësi ia drejtoi vetes revolen, kurse pacientët që prisnin në holl filluan të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes. Si rezultat i të shtënave, dy pacientë janë plagosur nga plumbat qorr.

Zëdhënësi i policisë Wuttisit Kongsarawat ka deklaruar para gazetarëve se si pasojë e plagëve të marra ka vdekur edhe sulmuesi i cili nuk i mbijetoi plagëve. /Telegrafi/