Site icon Telegrafi

Vjehrri dhunon nusen e djalit në Viti, prokuroria i cakton masën e ndalimit prej 48 orësh

Foto: Arrestim

Ndalohet një person për dhunim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë ditës së djeshme është njoftuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, për një rast dhunimi, i cili ka ndodhë në komunën e Vitisë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se në fund të muajit shtator 2018, i dyshuari XH.I., e ka ngacmuar dhe shfrytëzuar seksualisht të dëmtuarën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeçare – bashkëshorten e djalit të tij, në atë mënyrë që me forcë dhe pa pëlqimin e saj, e detyron të kryejë marrëdhënie seksuale, në shtëpinë e tyre.

Dyshohet që, i njëjti këto veprime i ka ndërmarrë duke shfrytëzuar mungesën e anëtarëve tjerë të familjes, duke përfshirë edhe mungesën e bashkëshortit të të dëmtuarës.

Prokuroria Themelore në Gjilan, menjëherë pas njoftimit të këtij rasti, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendimin mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 230 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 nën paragrafi 3.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Lidhur me këtë çështje, Prokuroria ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Gjilan, do të ushtrojë kërkesën për caktimin e paraburgimit, si dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e tjera hetimore për ndriçimin e këtij rasti. /Telegrafi/

Exit mobile version