Amerikania Ruth Zafrin padit nusen e saj Sunda Croonquist sepse ka shpërndarë gënjeshtra “të rrejshme, fyese dhe raciste” për të në shfaqjet e saj.
Vjehrra, e cila është çifute, kërkon dëmshpërblim financiar dhe që gjykata në të ardhmen t’ia ndalojë nuses së saj të bëj shaka në llogari të saj.
Komikja e njohur ka refuzuar t’i jap para, por ka pranuar të mos bëj më shaka për të në shfaqjet e saj. Sunda, e cila është gjysmë suedeze e gjysmë afro-amerikane, pranon se inspirimin për shakatë e saj i gjen në jetën e saj reale dhe nganjëherë fokusohet në dallimet e saj me vjehrrën. Ajo ka sqaruar se padia e vjehrrës ia ka komplikuar jetën tërë familjes së saj, posaçërisht asaj dhe burrit të saj, avokatit me emrin Mark.