Telegrafi

Vjehrra hakmarrëse, rrah keq të dashurën e dhëndrit (Video)

Gruaja në moshë te mesme, e ka sulmuar fizikisht femrën në të njëzetat, duke e grushtuar dhe shqelmuar.

Së bashku me disa shoqëruese, gruaja me të kuqe e ka rrahur viktimën që ka pasur të veshur një fustan të bardhë, transmeton Telegrafi.

“I ke shkatërruar jetën vajzës sime, duke i ndjekur burrin”, ka thënë gruaja, duke e qëlluar edhe më tutje viktimën.

Kjo e fundit është larguar nga miqtë e saj, por gruaja i është afruar sërish dhe e ka kapur nga flokët, duke e kërcënuar që t’i rri larg burrit, me të cilin është në lidhje. /Telegrafi/