Një grua ka mbetur me fytyrë të skuqur, kur vjehrra e saj u fut në dhomë dhe e zuri me një burrë tjetër të cilin e kishte fshehur nën shtrat.
Gruaja e njohur si Mayra është kapur në vepër nga vjehrra e saj dhe të afërmit e bashkëshortit të saj, derisa ajo ishte duke u “kënaqur” me një burrë tjetër derisa ishte vetëm në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Pamjet e filmuara me kamerë amatore kanë ndodhur në Becerril të Kolumbisë, ku Mayra shihet e nervozuar derisa vjehrra e saj futet në dhomë dhe e pyet se “kush është ai mashkull i fshehur nën shtrat”.
Dhe në momentin që vjehrri dhe vjehrra së bashku me kunatin e zbulojnë mashkullin e huaj në shtratin e nuses së djalit të tyre, ata fillojnë ta godasin. /Telegrafi/