Qeveria ka emëruar vjehrrën e sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski, për kryetare në Komisionin e Regjistrit Qendror. Elena Naçevska, nëna e gruas së Rashkovskit është emëruar në seancën qeveritare të mbajtur më 9 gusht.
Nga qeveria nuk janë përgjigjur se me propozimin e kujt është emëruar Naçevska dhe as nëse Rashkovski e ka informuar qeverinë se bëhet fjalë për të afërm të tij. Ata shkurt janë përgjigjur se Naçevska do ta kryejë detyrën pa asnjë kompensim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komisioni, kryetare në të cilin është Naçevska, është komision i shkallës së dytë i cili merret me ankesat në Regjistrin Qendror.
OBRM-PDUKM-ja çdo ditë akuzon Rashkovskin për nepotizëm, pasi sipas tyre në disa funksione ka emëruar të afërm të tij./Telegrafi/