Tolgahan Sayisman është martuar në muajin shkurt me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi.
Por, raportohet se aktori turk nuk e mban unazën e martesës në gisht gjersa pas kësaj qëndron një histori shumë prekëse.
Sipas “HaberTurk”, Sayisman mban në gisht unazën që i dhuroi e vjehrra në dasmë, një rreth i cili i përkiste bashkëshortit të saj, babait të Almedës, i cili ndërroi jetë 11 vjet më parë, transmeton Telegrafi.
“Tani dua që ti ta mbash këtë unazë”, raportohet t’i ketë thënë nëna e modeles shqiptare dhëndrit ‘Çënarit’.
Ai me kënaqësi ka pranuar këtë dhuratë të vjehrrës duke thënë se të dyja unazat do t’i mbaj me kënaqësi dhe se ‘ky është një amanet i madh për mua dhe jam krenar që mbaj një kujtim kaq të madh me veti’. /Telegrafi/