Site icon Telegrafi

Vjedhjet në rajonin e Gostivarit janë zvogëluar përgjysmë

Një numër i shtuar i rasteve të ndriçuara dhe zvogëlim i krimit në rajonin e Gostivarit është regjistruar në statistikat e SPB Tetovë që nga fillimi i vitit. Në pesë muaj është shënuar edhe ulje e numrit të përgjithshëm të aksidenteve në trafik.

Nga janari, deri në fund të majit, krimi i përgjithshëm në zonën më të gjerë të Gostivarit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shënoi ulje për 13 për qind. Në të njëjtën periudhë, pati një rritje prej 70 për qind të funksionit të zbulimit, pra ndriçimit dhe realizimit.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifoski, numri i vjedhjeve është ulur shumë, ndërsa ndriçimi i tyre është rritur.

“Në pjesën e krimit klasik, i cili është më i përhapuri në këtë fushë këtë vit, ulja është 40 për qind (vjedhje, plaçkitje, mashtrim). Vjedhjet e zakonshme janë ulur për 50 për qind, ndërsa kaq është edhe ulja te vjedhjet serioze. Gjatë kësaj periudhe, funksioni i zbulimit të krimit ekonomik është rritur për 30 herë”, thotë Josifoski.

Në pesë muajt e kaluar, 124 kallëzime penale janë ngritur kundër 148 autorëve në këtë zonë. Ato gjithashtu përfshijnë edhe shtatë shtetas të huaj. Ndër subjektet e raportuara janë ehe ata që morën raporte sipas nenit 206 të Kodit Penal, ndërsa 10 objekte hotelieri u mbyllën përkohësisht.

Gjysma e parë e vitit pati gjithashtu një rënie prej 60 për qind të veprave penale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve. Ndërkohë, numri i kundërvajtjeve kundër rendit publik dhe paqes është ulur paksa. Në krahasim me vitin e kaluar, kjo ulje është tre përqind e gjysmë. Policia ka ngritur gjithsej 40 kërkesa kundërvajtëse ndaj 55 autorëve.

Lëvizja e kufizuar gjithashtu kontribuoi në zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të aksidenteve në trafik i cili ka rënë për 20 për qind. Përveç dëmtimit material, ato kryesisht kaluan me pasoja më të lehta.

Exit mobile version