Të shohësh vjedhjen e një makine nuk është gjë e rrallë, por të shohësh një vjedhje sikur në këto pamje, sigurisht që po.
Bëhet fjalë për një vjedhje e cila thuhet se i kishte ndodhur një pastori, përcjell Telegrafi.
Dhe makina u zhduk në më pak se 60 sekonda siç u kap nga një kamerë vëzhgimi.
Kur pastori nga Karolina e Veriut pa pamjet ai u trondit, duke thënë se hajdutit iu deshën vetëm 45 sekonda.
Por çfarë bie në sy është mënyra e hajdutit, i cili përdori një kamion tërheqës – që i lejon hajdutit të duket sikur ndonjë riparues dhe po bënte “një veprim legjitim” për të marrë një automjet. /Telegrafi/