Policia në Prizren ka njoftuar se vjedhjen i pari e ka vërejtur myezini i xhamisë kur kishte shkuar për të falur sabahun.
Sipas tij, dikush kishte hapur me forcë një dritare nëpër të cilën është përbiruar dhe pasi kishte thyer një derë brenda xhamisë, ka vjedhur një televizor “Plazma”, një kompjuter laptop, një videokamerë dhe një fotoaparat.
“Të gjitha këto sende të vjedhura, sipas myezinit, kanë vlerë rreth 1700 euro. Po ashtu hajdutët kanë marrë me vete edhe paratë e imëta në vlerë rreth 300 euro”, ka thënë të martën zëdhënësi rajonal i policisë, Hazir Berisha.
Policia ka bërë ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për rastin./Zëri//Telegrafi/