Dy persona të panjohur mbrëmë e kanë grabitur SP ‘Marketin’ në komunën e Butelit, në rrugën ‘Aleksandër Urdarevski’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftoi policia, nga marketi janë marrë 60 mijë denarë ose afërsisht 1 mijë euro qarkullim ditor. Grabitja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa një nga personat ka qenë i armatosur me pistoletë. Janë ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve dhe qartësimin e rastit. /Telegrafi/