Vitet e fundit, cak i vjedhjeve janë bërë edhe objektet fetare, ndërkaq mbrëmë është vjedhur xhamia në kompleksin „Arabati Baba“ në Tetovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Sektorit të Puneve të Brendshme (SPB)të Tetovës, keqbërësit e kanë hapur derën me mjete të forta, që më pastaj të marrin 20 mij denarë nga kasaforta metalike.
Vjedhja është paraqitur në polici nga XH. S (36), i punësuar në BFI-të Tetovës. Policia ka ndërmarrë masa për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/