Site icon Telegrafi

Vjedhje në një shtëpi në Gostivar

Vjedhjen e ka denoncuar pronarja e shtëpisë mbrëmë rreth orës 20, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga shtëpia në rrugën Beliçica në Gostivar janë vjedhur stoli ari, orë dhe para.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski informoi se vjedhjen e ka denoncuar pronarja e shtëpisë M.F. mbrëmë rreth orës 20. Rasti ka ndodhur në kohën kur pronarja e shtëpisë së bashku me bashkëshortin kanë qenë jashtë shtëpisë.

Vjedhësit kanë hyrë në shtëpi duke thyer njërën nga dritaret e shtëpisë, pas çka nga dhoma e gjumit kanë marrë dy kuti me stoli ari, orë dore për femra dhe 650 euro, ndësa vlera e përgjithshme e mjeteve të vjedhura vlerësohet në 650 mijë denarë, ndërsa dëmi i shkaktuar është mbi 7.000 denarë.

Ekip i policisë ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe ndërmerren të gjitha masat për zbulimin e kryerësve./Telegrafi/

 

Exit mobile version