Një vjedhje e rëndë është raportuar në Drenas, bën të ditur policia.
Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e zyrës dhe nga aty kanë vjedhur një kompjuter, një aparat të kafe dhe dy nxehëse elektrike.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.