Pas incidentetit në shtabin e LSDM-së në fshatin Bardovc, ku u thyen xhama të këtij shtabi, ditën e sotshme e ka karakterizuar një vjedhje në shtabin e një partie politike në Kavadar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rreth orës 15 të 12 dhjetorit, hajdutë ende të panjohur për organet e policisë kanë kryer një vjedhje të një partie politike në Kavadar. Ata kanë vjedhur disa artikuj ushqimor, nxemje qendrore dhe aparat për kafe. Vjedhja në polici është raportuar dje nga ana e M.A. (52) nga Kavadari. /Telegrafi/