Person akoma i paidentifikuar ka kryer vjedhje të rëndë në një shitore për pajisje të gjuetisë dhe materialeve piroteknike që gjendet në Qendrën tregtare të qytetit në Shkup.
Sipas informatave të MPB-së, kryerësi ka vjedhur 19 pistoleta “Glock”,”Bereta”, “Heckler&Koch”, 9 pushkë gjahu “Beretta”, “Fabarm”, “Mossberg” dhe “Diana Classic”, me çka ka krijuar përfitim kundërligjor material në vlerë prej 1.600.000 denarë.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Shkup. Ndërmerren të gjitha masat për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/