Hajnat e armatosur thyen dyert e një qendre tregtare në Londër me një makinë para se të vjedhin çanta dore të shtrenjta.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, të katër burrat kërcënuan një roje sigurie me thikë, dhe shkuan me veturë në drejtim të një roje të dytë, derisa po largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Megjithatë, për fat të mirë, askush nuk u lëndua nga vjedhja në departamentin luksoz të Oxford Street.
Pas vjedhjes së çantave me vlerë të lartë, banda u pa që po shkonte në veri me një VW Golf të bardhë, përpara se të shkonte në Wigmore Street.
Autoritetet kanë thënë se “procesi” ishte “çështje minutash”.
“Apelojmë për ata që mund të kenë qenë në atë zonë në atë kohë … për të kontaktuar me policinë,” tha ai. /Telegrafi/