Kryerës i panjohur mbrëmë ka vjedhur dy çanta me qarkullimin ditor nga një pompë benzine në lagjen Butel të Shkupit, pasi që fillimisht u është kërcënuar me pistoletë të punësuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftoi policia, bëhet fjalë për pompën e benzinës e cila gjendet në në rrugën “Aleksandar Urdarevski”.
Vjedhësi ka qenë i maskuar dhe pas plaçkitjes ka ikur. Ndërmerren masa për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rastit, të cilin e ka denoncuar një i punësuar në pompë, mbrëmë vonë rreth orës 1:20./Telegrafi/