Në autostradën Shkup-Kumanovë në rajonin e Ilindenit, mbrëmë reth orës 19 dy persona të maskuar kanë kryer grabitje në pompën e benzinit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Personat me armë zjarri kanë kërcënuar punëtorët dhe ju kanë marrë rreth 7 mijë denarë dhe një telefon celular, pas kësaj ata janë larguar në drejtim të panjohur.
Nga policia po thonë se po merren masa për zbardhje të plotë të rastit./Telegrafi/