Telegrafi

Vjedhje në një bankë në Klinë

Në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, persona të maskuar kanë kryer vjedhje në filialin e një banke.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar monitorues i kamerave të një banke ka raportuar se gjatë kontrollimit të kamerave kishte vërejtur se disa persona të maskuar janë duke kryer vjedhje në filialin e kësaj banke në Klinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe për momentin përveç dëmeve materiale nuk dihet se a ishte vjedhur diçka. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/