Telegrafi

Vjedhje në memorialin ‘Ibrahim Rugova’ në Istog

Foto: Ilustrim

Një punëtor i një kompanie ka raportuar persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit të memorialit ‘Ibrahim Rugova’ në Istog, dhe nga aty kanë vjedhur sistemin e vëzhgimit të kamerave, sistemin e zërimit dhe një pjesë të ndriçimit.

Rasti siç njofton Policia e Kosovës në raportin ditor, ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme./Telegrafi/